Tragjedi në Fier, një grua 31-vjeçare gjendet e vetëvarur në banesë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25.06.2025, 14:34

Një grua 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Fier, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u vetëvarur gjatë natës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Ngjeqar të Fierit, ku banorët janë tronditur nga lajmi i rëndë. Gruaja, e identifikuar me inicialet E. A., është gjetur e pajetë në ambientet e banesës, ndërsa më vonë është konfirmuar se kishte ndërruar jetë në spital.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se trupi i viktimës u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Megjithatë, ende nuk është përjashtuar ndonjë pistë tjetër, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë çdo të dhënë të mundshme.

Prokuroria e Fierit ka marrë në dorë çështjen dhe ka nisur verifikimet për të hedhur dritë mbi motivet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se janë sekuestruar materiale nga vendngjarja, ndërsa janë pyetur edhe persona të afërt me viktimën për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Bashkëfshatarët shprehen të habitur për ngjarjen, duke e përshkruar 31-vjeçaren si një person të qetë dhe pa probleme të dukshme.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një raport zyrtar në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit