Prag tragjedie te Veliera në Durrës, punëtorët pa asnjë masë sigurie

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.06.2025, 15:26

Siguria në kantierët e ndërtimit vijon të jetë një problem i madh në Shqipëri, shpeshherë me pasoja tragjike për punëtorët. Mungesa e masave mbrojtëse dhe kontrollit nga autoritetet ka bërë që ky fenomen të përsëritet vazhdimisht, pa asnjë reflektim konkret nga institucionet përkatëse.

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania një rast të tillë në të ashtëquajturën Veliera e Durrësit, ku punëtorët shihen duke punuar në temperatura të larta, pa asnjë mjet sigurie. Ata ndodhen në lartësi të konsiderueshme, të palidhur dhe pa kokore mbrojtëse, një neglizhencë që i vë ata përballë rrezikut për jetën.

Pamjet janë të qarta: kushtet e sigurisë nuk ekzistojnë, ndërsa Inspektorati i Punës vijon të jetë i padukshëm. Përse nuk ndërhyjnë autoritetet para se të ndodhë një tjetër tragjedi? Sa jetë të tjera duhet të humbasin për t’i zgjuar nga gjumi?

Qytetari shprehet: Punëtorët te Veliera e famshme në Durrës pa pikë mjeti sigurie e për më tepër temperatura shkon 40° atje lart.

Raste si ky janë një alarm i fortë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Heshtja e autoriteteve është po aq e rrezikshme sa edhe vetë pakujdesia në kantierë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit