Sterilizimi/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.06.2025, 13:58

SPAK ka dhënë pretencën për çështjen e koncesionit të sterilizimit ku kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke u përballur me një dënim të reduktuar me 6 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë për Marsela Serjanin, kërkohen 3 vite e gjysmë burg që me zbritjen e një të tretës shkon në 2 vite e 4 muaj burg.

Kujtojmë se pak javë më parë, Gjykatat e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për shumicën e të pandehurve në këtë dosje, përfshirë Rrjepajn, Rrapajn dhe disa ish zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë. Përjashtim bën Ilir Beqaj, i cili ka zgjedhur të përballet me drejtësinë përmes një procedurë të zakonshme dhe ka mohuar akuzat ndaj tij.

Ish-ministri Ilir Beqaj është i vetmi që nuk përfitoi nga procesi i përshpejtuar, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim, në lidhje me koncesionin për ofrimin e shërbimeve bazë të integruara të sterilizimit në sallat kirurgjikale. Në këtë çështje janë marrë të pandehur dhe tetë persona të tjerë, përfshirë drejtues të institucioneve dhe anëtarë në komisionet që ka dhënë koncesionet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit