Shteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit vjet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.06.2025, 19:30

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave, ka identifikuar se shteti ka paguar rreth 59 mijë euro pensione pas vdekjes.

Sipas ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve.

Nga krahasimi i të dhënave, është zbuluar se gjatë vitit 2024, janë realizuar gjithsej 437 pagesa, në vlerë prej 58 mijë e 750 euro.

Pagesat pas vdekjes së përfituesve ndodhin kryesisht si rezultat i lajmërimit me vonesë dhe kur vdekjet nuk regjistrohen në kohë.

ZKA ka rekomanduar që ministria të analizojë çë3shtjen dhe të shqyrtojë mundësi për kthimin e mjeteve në llogarinë e buxhetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit