Varrezat në Kalush plot me plehra dhe rrugë të pashtruar, bashkia Rrogozhinë nuk vë dorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.06.2025, 13:23

Një banor nga fshati Kalush i bashkisë Rrogozhinë ka ngritur shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të varrezave të fshatit ku sipas tij mungon totalisht mirëmbajtja. Qytetari shprehet i indinjuar për mosreagimin e institucioneve dhe kërkon që të merren masa për t’i dhënë dinjitet vendit ku prehen të ndjerët.

Përveç varrezave, qytetari kujton edhe një problem tjetër të hershëm, rrugën e amortizuar të zonës e cila u dënua publikisht por deri sot nuk i është bërë asnjë ndërhyrje. Sipas tij rruga ka mbetur e pandryshuar dhe në gjendje të mjerueshme duke vështirësuar jetën e banorëve të fshatit kalush në bashkinë Rrogozhinë.

Banorët kërkojnë që bashkia Rrogozhinë të mos japë vetëm premtime boshe por të veprojë dhe të garantojë varreza të pastra dhe rrugë me kushte bazike për fshatin. “Pershendetje! Ketu Jemi Ne Varrezat e Fshatit Kalush bashkia Rrogozhine. Mirëmbajtja e varrezave eshte zero. Ju lutem postojeni! Dhe rrugen qe postuat para ca kohesh as se kane prekur me dore”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit