Fabrika e baterive në Elbasan helm për banorët, “Cc Alb shpk” punon pa filtra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.06.2025, 12:54

Një qytetar nga Elbasani denoncon ndotjen e rëndë të ajrit nga fabrika “Cc Alb shpk”, në zonën e metalurgjikut e cila po masakron mjedisin, por jo vetëm rrezikon edhe shëndetin e banorëve që jetojnë pranë zonës në fjalë. Sipas qytetarit që denoncon fabrikën, kjo e fundit funksionon pa asnjë filtër dhe ndotja e shkaktuar ka bërë që era e keqe të ndihet në të gjithë zonën përreth.

Banorët shprehen se janë të pambrojtur përballë këtij ndotësi të heshtur dhe se institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar helmimin e përditshëm. Denoncuesi ka bërë edhe një video për të dokumentuar situatën, ndërsa kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

“Persh Joq! 24/7 na helmoi kjo fabrike ne Elbasan te zona e metalurgjikut. Ishim qarë kot nga Kurumi po kjo eshte 100% me keq. Nuk ka asnje filter. Asnjeri nuk reagon. Po helmohemi, e gjithe zona mban ere shume te keqe. E bera direkt live videon, se kam ne galeri. Fabrika “Cc alb shpk” eshte fabrike baterish”, shkruan qytetari.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, bashkia Elbasan duhet të veprojnë dhe të verifikojnë mënyrën se si kjo fabrikë funksionon dhe të marrë masa në parandalimin e ndotjes që rrezikon dhe mjedisin dhe banorët e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit