Hajduti vjedh biçikletën për 2 minuta, pronari: Ma kthe ose të denoncova

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.06.2025, 14:21

Një hajdut ka dalë në aksion mbrëmjen e 23 qershorit në Durrës, ku objektiv duket se kishte biçikletën e një qytetari që banon në lagjen nr 5 të qytetit.

Grabitja ka ndodhur brenda dy minutave, ku sipas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, hajduti ende i paidentifikuar, hap derën e pallatit në orën 21:27 dhe pasi shikon biçikletat e lidhura poshtë shkallëve, bën sikur ngjitet sipër për t’u siguruar që në korridore nuk kishte njeri.

Në orën 21:29, hajduti ka zbritur shkallët dhe i është afruar biçikletave, ku me shpejtësinë e një skifteri ka arritur ta zgjidhë njërën dhe ta vjedhë.

Ai shihet se sapo del në pjesën e jashtme të pallatit, hip biçikletën dhe ik qetësisht.

Pronari i biçikletës kërkon t’i dërgojë një mesazh hajdutit nëpërmjet JOQ Albania. Ai i bën thirrje të shkojë dhe ta lerë biçikletën atje ku e mori, ose në të kundërt rasti do të referohet në polici.

Prsh dikush me ka vjellur bicikleten mbrem tek lagja.5 ne Durres mbrapa kazazit, personi esht inditifikuar nga ana ime dhe e ftoj te me kthej bicikleten ne te kundert neser do boj denoncimin ne polici. Zbret dhe keput lidhësen dhe ikën,” shkruan denoncuesi.

Pavarësisht se mund të duken si vjedhje banale, raste të tilla janë një fenomen në rritje që po shqetëson gjithmonë e më shumë qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit