Rruga e Thesarit në Tiranë, e cila duhet të ishte me infrastrukturë të rregullt, ajo ngjan me një skenë filmi post apokaliptik. Bashkia e ka lënë në harresë që prej zgjedhjeve dhe mesa duket thesari i vetëm që gjendet aty është pluhuri, zhuli dhe ndonjë kanal i hapur që pret me padurim këmbën e parë që do të rrëshqasë brenda.
Në vend të asfaltit ka gropa, baltë, puseta të hapura që rrezikojnë qytetarët. Banorët janë kthyer në akrobatë që kapërcejnë pustetat e hapura për të shmangur rrezikun. Një pikë shi dhe rruga kthehet në një pellg. Në këtë situatë të degraduar të rrugës së Thesarit, bashkia duhet të marrë masa konkrete për shtrimin e saj.
“Kjo eshte rruga e braktisur tek Rruga e thesarit ne Tirane. Ka rreth 6 muaj qe bashkia ka nderprere punimet e rruges mendohej se do behej pas zgjedhjeve . Siç e shikoni kane hapur kanale dhe e kane lene ne meshire te fatit te gjithe banoret ankohen dhe asnje nuk merr masa. Kete zone afer Freskut e ka mbytur Zhuli dhe pluhuri”, shkruan qytetari.