Gjendja civile në kolaps, AKSHI lë qytetarët pa pasaportë dhe pa martuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.06.2025, 11:06

Prej më shumë se një jave, qytetarë nga Bulqiza të qarkut Dibër dhe Pogradeci të qarkut Korçë po përballen me një situatë të papranueshme në zyrat e gjendjes civile.

Në Bulqizë, banorët ankohen se sistemi për aplikimin e pasaportave 2-javore nuk funksionon, ndërkohë që shërbimi për pasaportat 3-ditore me kosto më të lartë është aktiv, duke ngritur dyshime për trajtim të pabarabartë dhe përfitime të mundshme nga situata.

“Prsh JOQ! Jam nje banor nga Bulqiza. Desha te denoncoj nje rast ne gjendjen civile Bulqizë pasi ka 1 jave qe me thone nuk ka sistem per pashaporta 2 javore 75 mij lek ndersa 3 ditore qe kushton 180 mj lek ka sistem ju lutem shperndajeni te na japin nje zgjidhje”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Ndërkohë në bashkinë e Pogradecit, qytetarët janë të bllokuar prej 9-ditësh pasi sistemi nuk funksionon fare. Kjo ka paralizuar të gjithë shërbimet, shpalljet martesore, regjistrimet civile dhe dokumentet e tjera jetike. Qytetarët nuk marrin dot shërbime, teksa institucionet përgjegjëse nuk japin asnjë shpjegim konkret për situatën.

“Si jeni? A beni pubilke ju lutem, ka qe te henen e kalur me shume se 9dit ne qarkun e Korces bashkia Pogradec nuk ka sistem gjendja civile, nuk funksjonin, eshte turp i madh per ketë ven m*ti e shtet m*ti, se kane bere cdo gje onlin as nuk mund te besh martesa as shpallje asgjë asnjeri s’mban pergjegjesi vetem po punohet thone, turp i zotit, jetoj jashtë Shqipërie dhe kam ardh t bej martës eshte e pa mundur”, shkruan qytetari.

Duket se drejtoreshës së AKSHI Mirlinda Karçanajt, nuk i interesojnë denoncimet e qytetarëve të cilët nuk po marrin shërbimin e nevojshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit