Të tjera lëkundje tërmeti regjistrohen në zonën e Fushë-Krujës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.06.2025, 22:09

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri.

Sipas të dhënave, raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Nikël në Fushë-Krujës, ndërsa lëkundjet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter dhe thellësi fokale 10 kilometra.

Lëkundjet e lehta janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës.

Kujtojmë këtu se mëngjesin e sotëm u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.5 në këtë zonë, i cili u pasua nga disa pasgoditje me magnituda më të ulëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit