Pamje apokaliptike, përmbytjet katastrofike “gllabërojnë” qytete të tëra në Kinë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.06.2025, 21:56

Përmbytje masive kanë përfshirë provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve, shembjen e rrugëve dhe paralizimin e jetës urbane.

Në qytetin Rongjiang, me mbi 300 mijë banorë, rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa uji ka pushtuar bodrumet e qendrave tregtare dhe garazhet nëntokësore. Pamjet tregojnë makina të përmbytura, rrugë të shkatërruara dhe qytetarë të izoluar.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve nga zonat fushore dhe përgjatë lumenjve, ndërkohë që një urë në rrugën për në Rongjiang u shemb pas një rrëshqitjeje dheu, duke kërcënuar jetën e drejtuesve të automjeteve që ndodheshin aty.

Shkencëtarët paralajmërojnë se përmbytje të tilla do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Organizata Botërore Meteorologjike tha se Azia po ngrohet pothuajse dy herë më shpejt se mesatarja globale, çka po sjell mot gjithnjë e më ekstrem në rajon.

Ndërsa Guizhou dhe provincat e tjera jugore përballen me përmbytje masive, pjesët veriore të Kinës po përvëlohen nga temperatura deri në 40°C.

Pamjet e frikshme që vijnë nga Rongjiang, tregojnë se si qyteti është “gllabëruar” nga uji brenda pak orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit