“Kemi 7 ditë pa ujë në Golem!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.06.2025, 18:40

“Kemi 7 ditë pa ujë në Golem!” – Banorët revoltohen ndaj mungesës së furnizimit

Banorët e zonës turistike të Golemit po përballen prej një jave me mungesën totale të furnizimit me ujë të pijshëm. “Kemi 7 ditë pa ujë në Golem!”, denoncojnë ata, duke ngritur shqetësimin se situata është bërë e papërballueshme, veçanërisht në kulmin e sezonit veror kur kërkesat për ujë rriten ndjeshëm.

Përveç familjeve rezidente, ky problem po ndikon edhe tek pushuesit dhe bizneset turistike që operojnë në zonë. Shumë hotele dhe bare janë detyruar të përdorin depozita apo të blejnë ujë me cisterna për të përballuar nevojat minimale.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe nga Ujësjellës-Kanalizime për të zgjidhur problemin dhe për të dhënë një sqarim zyrtar mbi shkaqet e ndërprerjes së furnizimit.

Mungesa e ujit në një zonë bregdetare në mes të sezonit turistik përbën jo vetëm një problem jetik për komunitetin, por edhe një goditje për imazhin turistik të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit