“Zjarr në tokat e shenjta”/ Profecitë e Baba Vangës që ngjajnë me realitetin e sotëm në Lindjen e Mesme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.06.2025, 17:51

Ngjarjet dramatike që po ndodhin në Lindjen e Mesme kanë rikthyer në vëmendje disa nga profecitë e Baba Vangës, mistikes bullgare që shumë e konsiderojnë si parashikuese të së ardhmes. Edhe pse profecitë e saj janë të paqarta dhe të interpretuara në mënyra të ndryshme, disa i atribuojnë asaj paralajmërime për konflikte të rënda në këtë rajon, me pasoja globale. Thuhet se ajo ka përmendur se “një zjarr do të shpërthejë në vendet e shenjta”.

Sipas interpretuesve të profecive të saj, Baba Vanga ka folur për një përplasje të madhe në zonën ku “nisën besimet”, duke përmendur pa përmendur qartë Izraelin, Palestinën apo territoret përreth. Ajo parashikonte që kjo përplasje do të përfshinte jo vetëm aktorë lokalë, por edhe superfuqi botërore, duke sjellë trazira që nuk do të ndaleshin për vite me radhë. Me përshkallëzimin e dhunës dhe ndërhyrjet ushtarake të vendeve si SHBA dhe Irani, këto profeci duken gjithnjë e më shqetësuese për shumë besimtarë dhe studiues të fenomeneve mistike.

Pavarësisht dyshimeve mbi saktësinë e tyre, profecitë e Baba Vangës vazhdojnë të tërheqin vëmendjen sa herë bota përballet me pasiguri dhe krizë. Ato lexohen jo vetëm si sinjale të frikshme, por edhe si pasqyrim i frikërave dhe tensioneve që njerëzit kanë për të ardhmen. Lindja e Mesme mbetet një “vatër e profecive”, dhe çdo zhvillim i ri atje duket se forcon mitin e gruas që thuhet se “pa të ardhmen me sytë e shpirtit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit