“Zgjojeni pak Pjerinin! Plazhi te Rana e Hedhun është si stallë derrash”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.06.2025, 17:27

Një qytetare që po kalon pushimet në Shëngjin i është drejtuar redaksisë sonë me shqetësimin e saj për gjendjen e plazhit në zonën e Ranës së Hedhun.

Ajo tregon me pamje se plazhi publik është lënë në gjendje të mjerueshme nga Bashkia e Lezhës, duke e krahasuar gjendjen me një “stallë derrash”. “Të paktën bashkia Lezhë duhet të pastrojë rërën, mos e lerë si stallë derrash,” shkruan ajo.

Në pamje duken mbetje të ndryshme që janë shpërndarë nëpër plazh, teksa më tej disa pushues kanë hapur çadrat dhe po pushojnë mbi rërën e ndotur.

Pushuesja ankohet gjithashtu se në zonë nuk ka asnjë çadër me pagesë për pushuesit që s’kanë marrë çadra me vete. “Ne që duam të paguajmë çadër si t’ia bëjmë se nuk rrimë dot në diell, por hajt po marrim naj çadër herës tjetër, të paktën të pastrohet plazhi,” thotë denoncuesja.

Ky rast ngre edhe një herë shqetësimin mbi standartin e plazheve dhe pushimeve në vendin tonë.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq. Jemi disa pushues ne Shengjin, te Rera Hedhur perballe lokal sueno. Bashkia Lezhe e ka bere gjithe zonen ketu plazh publik, ne qe duam te paguajme cader si tja bejme se nuk rrim dot ne diell, por hajt po marrim naj cader heres tjeter, por te pakten bashkia Lezhe duhet ta pastroje reren tmos e lejn si stall derrash, zgjojeni pak nga gjumi PJERININ. Faleminderit nese e publikoni, ishalla po e zgjidhni. anonim ju lutem faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit