Policia e Shtetit ka vendosur të nxjerrë në shitje disa prej qenve të saj të shërbimit, një procedurë e zakonshme për kafshët që kanë mbërritur në moshën e daljes në “pension” apo që nuk janë më të aftë për të kryer detyra pranë strukturave policore.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerjen e një qeni duhet të paraqesë një dokumentacion të caktuar dhe të jetë prezent në datën dhe vendin e caktuar nga komisioni i ankandit.
Dokumentet që kërkohen janë:
Në listën e publikuar janë tetë qen me moshë të ndryshme, të cilët do të shiten me një çmim fillestar prej 10 mijë lekësh secili, ose rreth 100 euro. Ankandi do të zhvillohet më 15 korrik 2025 në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit të Përgatitjes së Policisë.