Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e dytë në qarkun e Korçës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.06.2025, 14:53

Në qarkun e Korçës është konfirmuar vatra e dytë e murtajës së së Ruminantëve të vegjël. Rasti është shënuar në fermën në pronësi të Enkel Shkëmbasit në fshatin Shkozë, Maliq. Për pasojë pritet të asgjësohen rreth 192 krerë ndërkohë që rreth 5000 krerë janë të rrezikuar.

Rikujtojmë se ditën e djeshme në zonën e Libohovës, Gjirokastër u shënua vatra e parë e murtajës. Shërbimi veterinar u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë masat e higjienës dhe të informojnë menjëherë për çdo shenjë klinike të sëmundjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit