Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2025, 20:28

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje e cila dyshohet për vjedhje në Prishtinë.

Policia po ashtu në postimi e tyre në rrjetin social në Facebook kanë bërë publikimin e fotografisë së gruas së dyshuar për vjedhje.

“Njësiti i Hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit