Filipçe: Mickoski pësoi disfatë diplomatike, çështja e gjuhës maqedonase është mbyllur nga LSDM

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2025, 20:31

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përshëndeti miratimin e raportit për Maqedoninë e Veriut nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian.

Megjithatë, vlerësimi i tij është se diplomacia e vendit ka përjetuar një debakël sot sepse iu lejua të negociojë për gjuhën dhe identitetin maqedonas pikërisht nga partitë simotra të OBRM-PDUKM-së.

“Identiteti ynë është konfirmuar nga Parlamenti Evropian, ndërsa Kuvendi i Maqedonisë në vitin 2022 ka miratuar përfundime me të cilat qeveria e atëhershme dhe çdo qeveri pasuese zotohet të mos negociojë për veçoritë gjuhësore dhe kulturore”, shtoi Filipçe.

Filipçe tha se qeveria e vitit 2022 ka nxjerr konkluzione, sipas të cilës të gjitha qeveritë e kanë të obliguar t’i përmbahen, dhe ajo është se për identitetin, gjuhën maqedonase kulturën nuk do të diskutohet. Kjo është edhe pjesë e propozimit francez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit