Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Fetai: Vegël për planifikim të punësimeve bazuar në regjistrimin e popullsisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2025, 14:19

Zv. kryeministri Arben Fetai thotë se pr/ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të sigurojë punësime në sektorin publik, në kuadër të regjistrimit të fundit të popullsisë.

Fetai thotë se zbatimi i ligjit do të monitorohet nga trupi koordinues që do të udhëhiqet nga një zëvendëskryeministër.

“Do të jetë mjeti, apo vegla për të planifikuar punësimet në sektorin publik, bazuar në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë. E dyta, në nivel politik, do të kemi një trup koordinues në kuadër të qeverisë, i cili do të kryesohet nga një zv. kryeministër me pjesëmarrje të ministrave përgjegjës, siç janë ministri i Administratës Publike, ministri i Financave, Agjencinë e Administratës”, tha Fetai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit