Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit – Divjakë”, në vendin e quajtur Kamenicë.
Një automjet tip "Benz", i drejtuar nga shtetasi R. Çelaj, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 15-vjeçari E.V.
Për shkak të plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për mbledhjen e dëshmive.