Një punonjës civil i një komisariati në Tiranë ka denoncuar kushtet e vështira të punës dhe mosdhënien e pagës për orët shtesë zgjatë procesit zgjedhor të 11 Majit. Ai shprehet se ka qëndruar 24 orë pa lëvizur në shërbim të plotë gjatë 11 Majit dhe puna e tij ende nuk është shpërblyer me para.
Ndër të tjera ai vë në pah se mban një pozicion kyç në pritjen e qytetarëve në sektorin ku punon te komisariati në Tiranë dhe paguhet me një pagë qesharake, prej 400 mijë lekësh. Punonjësi shkruan se iu ishte premtuar kompensim për angazhimin gjatë zgjedhjeve të 11 Majit por financa nuk ka reflektuar asnjë premtim të dhënë.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme duhet të reagojnë menjëherë dhe të paguajnë punonjësit për orët shtesë. Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim në një vend pune.
“Përshëndetje. Ju lutem anonim pasi frika jone me e madhe eshte sepse na pushojnë nga puna 'sapo pash nje postim ku nje punonjes civil I komisariatit kishte derguar nje shkrim mbi pagat dhe oret shtese te punës. Une jam nje nder to punonjes civile te nje komisariati ne tirane dhe puna qe bej eshte zyra e pritjes se qytatareve. Me pak fjale paga ime eshte 400 mije ku une kam nje pune kolosale me shtetasit dhe denoncime dokumentesh shume e shume pune te tjera qe I beje dhe per 11 maj kam ndenjur 24 ore shërbim pa u ngritur nga karrigia pa nje kafe te zeze na than se do shpërbleheshim dhe si përfundim financa s’na I hodhi eshte e turpshme ku thuhet se ne paguhemi me rroga skandaloze qe nuk harrojmë te ushqejmë fëmijët dhe jo me për shpenzime spitalore e tjerë. Ju lutem anonim se na e heqin edhe kete pak buke qe na ka ngelur”, shkruan qytetari.