Iranianët në hije, amerikanët në avantazh: A po e sulmojnë vërtet njëra-tjetrën dy superfuqitë?

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24.06.2025, 11:39

Irani paralajmëronte Amerikën për sulmin në Katar, por gjithçka ishte një teatër i përgatitur me kujdes për të shmangur viktimat dhe për të ruajtur balancat mes dy superfuqive

Skenari i vitit 2020 është rikthyer. Irani, pas goditjeve të fundit nga SHBA, ka vendosur të “hakmerret”, por sërish me një reagim simbolik që synon më shumë mesazhin sesa dëmin real. Goditja ishte më shumë një shfaqje për të ruajtur nderin kombëtar sesa një akt lufte.

Sipas burimeve amerikane, tre zyrtarë iranianë kanë pohuar se Teherani e kishte njoftuar paraprakisht Uashingtonin për sulmin e radhës në bazën amerikane “Al Udeid” në Katar. Përmes kanaleve diplomatike, SHBA mori një paralajmërim të qartë, ndërsa Doha u informua gjithashtu se do të kishte goditje, duke i dhënë kohë për evakuim.

Në mbrëmjen e 23 qershorit, Irani lëshoi gjashtë raketa drejt Katarit. Por ato nuk shkaktuan asnjë dëm, pasi hapësira ajrore u mbyll, qytetarët u strehuan, dhe baza amerikane ishte bosh. Sirenat alarmuan Dohën, por gjithçka u neutralizua në kohë rekord. Nuk pati asnjë viktimë, as dëme.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar se synimi ishte i thjeshtë: të krijonin një kundërpërgjigje simbolike, që u linte palëve hapësirë për të tërhequr vëmendjen pa u përshkallëzuar konflikti. E njëjta qasje u përdor edhe në janar 2020, kur Irani goditi bazën “Al Asad” në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Soleimani nga SHBA.

Në fakt, pas goditjeve të fundit nga avionët amerikanë B-2 në territoret iraniane, përfshirë tre objektiva bërthamore, SHBA u tërhoq pa asnjë dëmtim dhe pa u kapur nga radarët. Burime nga Pentagoni dhe IDF kanë pohuar se Irani ishte në dijeni të sulmeve në Fordou, Natanz dhe Isfahan, dhe kishte larguar çdo material radioaktiv para bombardimeve.

Ky është realiteti i një lufte moderne: një teatër diplomatik, ku çdo veprim është i koordinuar, çdo shpërthim i kalkuluar dhe çdo reagim është më shumë për publikun sesa për fushën e betejës. Në këtë “balet” lufte, SHBA dhe Irani duket se i njohin mirë rregullat e lojës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit