“Policia ka nisur patrullimin e bregdetit me makinë?”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2025, 11:36

Sezoni turistik ka nisur si mos më keq në Vlorë, me djegie mbeturinash, djegie pyjesh, aksidente, tentativa vrasje dhe skafe e makina në bregdet që u rrezikojnë jetën pushuesve.

Për të denoncuar një rast të ngjashëm një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë. Ai ka treguar se sot ndodhet te Plazhi i Vjetër në Vlorë me familjen, por një makinë që kalonte rreth bregut të detit i ka shqetësuar duke vënë në rrezik sigurinë e tyre, por edhe të tjerëve.

Sipas qytetarit, personi që ndodhej brenda makinës ishte efektiv i policisë bregdetare, me këmishë të bardhë dhe stampat zyrtare. Për qytetarin ky fakt është edhe më shqetësues, pasi policia rolin e saj, patrullimit të bregdetit, mund ta bëjë shumë mirë me biçikletë ose në këmbë.

Por lëvizja me makinë, në bregdetin e mbushur plot me fëmijë e të rritur, është alarmante pasi nëse qytetarët e thjeshtë ndëshkohen për raste të tilla, po policia si duhet të reagojë për veten e saj.

Denoncimi i qytetarit:

"Shiko ç’po ndodh në Vlorë, në këtë moment! Tek Plazhi i Vjetër, aty ku bregdeti është plot me fëmijë dhe familje, siguria është zero! Në të njëjtin vend kanë ndodhur tre aksidente njëri pas tjetrit. Dhe kjo ndodh në një zonë ku duhej të kishte kontroll maksimal!

Edhe sikur të jetë prezente policia, ka mënyra të tjera për të patrulluar, për shembull me biçikletë, në zonat e plazhit ku qarkullimi është i ndaluar për automjete. Personi me makine ishte vetë shef policie me këmishë të bardhë dhe me stemën e Policisë së Shtetit! Nuk kam asnjë arsye të gënjej, nëse shteti do të vendose rregull, të kontrollojë targat e kësaj makine dhe ta gjeje kush po lëvizte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit