Sherr mes të rinjve në Kavajë, plagoset me armë zjarri 22-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2025, 10:37

Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem të Kavajës.

Gjatë një sherri mes dy të rinjve, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën, duke qëlluar. Si pasojë, është plagosur 22-vjeçari Luiz Sheqi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si shtetasin Shpëtim Dedja. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në kërkim. Forcat e rendit po vijojnë hetimet dhe operacionin për kapjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit