U kishte skaduar qëndrimi, Policia gjermane ndalon shtatë kosovarë në aeroportin e Memmingenit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2025, 10:24

Shtatë shtetas nga Kosova janë ndaluar të dielën, më 23 qershor 2025, nga policia kufitare në aeroportin Memmingen të Gjermanisë pasi kishin tejkaluar kohën e lejuar të qëndrimit në zonën Schengen.

Të gjithë kishin planifikuar të ktheheshin në Kosovë me fluturimin e kompanisë “Wizz Air” drejt Prishtinës.

Sipas autoriteteve gjermane, rastet varionin nga tejkalime prej një dite deri në 15 ditë.

Çifti që kishte shkelur më shumë rregullat kishte qëndruar 15 ditë më gjatë sesa lejohet me rregullin 90/180 ditë, i cili përcakton që qytetarët e vendeve të treta mund të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore në zonën Schengen.

Ndër të ndaluarit ishte edhe një 30-vjeçar nga Kosova që kishte tejkaluar qëndrimin me dy ditë, një grua 50-vjeçare me një ditë tejkalim, si dhe një 24-vjeçare me dy fëmijët e saj, që gjithashtu kishin qëndruar një ditë më shumë, shkruan www.allgaeuer-zeitung.de.

Policia kufitare ka hapur procedura penale ndaj të gjithë personave për shkelje të Ligjit mbi qëndrimin e të huajve në Gjermani, por pas verifikimeve, atyre u është lejuar të vazhdojnë udhëtimin drejt Prishtinës.

Policia kufitare në aeroportin Memmingen ka deklaruar se raste të tilla janë të shpeshta dhe ndodhin pothuajse çdo ditë. Për t’u përballur me fluksin e rasteve, autoritetet gjermane kanë paraparë rritjen e stafit në këtë pikë kufitare, që aktualisht numëron rreth 90 efektivë dhe pritet të rritet në 130 në të ardhmen e afërt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit