KRU “Prishtina” paralajmëron qytetarët për borxhe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2025, 10:15

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e ujit.

KRU “Prishtina”, thekson se nuk do të ketë ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale.

“Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit