MPJ-Maqedoni: U bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në Izrael, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2025, 10:11

Në lidhje me informacionet e fundit mbi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljen e hapësirës ajrore të disa vendeve në rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që ndodhen në territoret e vendeve në këtë rajon të ndjekin portalet kombëtare të emergjencës dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente në këto vende.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet në këtë rajon, derisa situata e sigurisë të përmirësohet.

Përveç thirrjes së mëparshme drejtuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që banojnë në Izrael për të kontaktuar Ambasadën në Tel Aviv, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve të vendit që ndodhen në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të kontaktojnë ambasadat kompetente në Doha dhe Abu Dhabi për të gjitha informacionet ose pyetjet e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit