Erjoni është bërë “kinez”, reklamon në Instagram tufat me lekë dhe vilat luksoze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2025, 08:25

Erjon Hoxha, 20-vjeçari nga Paskuqani që u shpall në kërkim për mashtrime të njëpasnjëshme, shijon jetën dhe luksin i pashqetësuar nga denoncimet e vazhdueshme.

I riu që mashtronte vajzat, e jo vetëm, ka ndryshuar emrin e Instagramit duke e bërë “kinezi” dhe tani reklamon në Story jetën e tij luksoze me makina, vila dhe tufa me para, që s’dihet nga e kanë origjinën.

Hoxha është kallëzuar në polici nga shtetasi I. M., pasi ka qëndruar për tre ditë si pushues në hotelin që ndodhet në fshatin turistik Palasë, në pronësi të denoncuesit, por është larguar pa kryer pagesën prej 450 eurosh.

Ai u bë i njohur për listën e mashtrimeve të tij ku viktima kishin rënë disa vajza që u kishte marrë shuma parash apo edhe varëse floriri dhe ia kishte shitur, e po ashtu një sërë borxhesh të tjera disa bizneseve në Tiranë. Por pavarësisht këtyre denoncimeve dhe shpalljes në kërkim nga Policia, ai vazhdon i qetë jetën sikur asgjë mos të ketë ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit