“Rakip Suli dhe Dallandyshe Bici, masakër urbane në fshatin turistik”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.06.2025, 22:58

Banorët e fshatit Laknas kanë ngritur alarmin për atë që e cilësojnë si një “masakër urbane”, duke e denoncuar rastin pranë redaksisë së JOQ Albania. Sipas tyre, po ndodh një shkelje e rëndë e ligjit dhe një ndërhyrje brutale në një nga 100 fshatrat turistikë të shpallur nga shteti.

Në denoncimin e dërguar, banorët shprehen se përballë rrugës ku po ndërtohet shkolla e vetme e mesme e zonës, një kompani pa emër dhe pa asnjë leje ndërtimi ka filluar të sjellë mijëra tonë gurë dhe inerte ndërtimi, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën e re dhe duke rrezikuar banesat përreth.

Sipas qytetarëve, koeficienti i ndërtimit në këtë zonë është jo më shumë se 0.04%, ndërkohë që ndërtimi që po kryhet zë 100% të sipërfaqes së një toke që, sipas tyre, është tokë bujqësore (arë) dhe jo truall, dhe mbi të gjitha, nuk ekziston asnjë leje ndërtimi.

Ata theksojnë gjithashtu se në vendin ku po kryhet aktiviteti ndërtimor nuk ndodhet asnjë tabelë informuese, çka e bën situatën edhe më të dyshimtë dhe të paqartë për banorët.

Në mesazhin e tyre, banorët shprehin dyshime të forta se kjo situatë po ndodh me dijeninë ose përfshirjen e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, dhe shefes së INUK-ut, Dallëndyshe Bici, të cilët, sipas tyre, kanë qëndruar në heshtje pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme nga komuniteti.

Denoncimi i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ! Duam të denoncojme një shkelje flagrante të ligjit nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, dhe shefja e INUK-ut, Dallëndyshe Bici.Pamjet që po ju dërgoj janë marrë sot në zonën e Laknasit, një nga 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë. Përballë rrugës ku po ndërtohet shkolla e mesme, e vetmja në këtë zonë, një kompani pa emër dhe pa leje ndërtimi ka filluar të sjellë me mijëra tonë gurë dhe inerte. Kjo po shkatërron plotësisht infrastrukturën e sapo kolauduar dhe po dëmton banesat përreth. INUV dhe INUK kanë qëndruar në heshtje, edhe pas shumë denoncimeve nga banorët. Dyshohet se janë bashkëpronarë në këtë iniciativë kriminale për të shkatërruar zonën dhe jetën e komunitetit lokal. Kërkojmë ndërhyrjen e organeve përkatëse, si Prokuroria apo SPAK, për të hetuar Rakip Sulin, Dallëndyshe Bicin dhe organizatorët e kësaj masakre urbane.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit