Nuk janë raketat e Iranit, zjarri i madh pushton Himarën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.06.2025, 21:36

Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë zonën e Himarës mbrëmjen e sotme, duke u afruar me shpejtësi alarmante drejt banesave dhe hoteleve të zonës.

Siç shihet nga video e dërguar në redaksinë e JOQ, flakët ndodhen vetëm pak metra larg objekteve të banuara, ndërsa qielli është kthyer në portokalli nga tymi dhe zjarri.

"JOQ, mirëmbrema, tjetër vatër zjarri në Himarë. Shikoni sa afër hoteleve ka arritur," shkruan qytetari që ka sjellë denoncimin.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi ndërhyrjen e zjarrfikësve apo evakuimin e mundshëm të banorëve dhe pushuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit