Irani kërcënon SHBA: 50,000 ushtarë do të kthehen me arkivole drejt Uashingtonit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.06.2025, 21:33

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit kanë arritur kulmin, pas sulmeve ajrore të urdhëruara nga presidentit Donald Trump mbi tri objekte bërthamore iraniane. Si kundërpërgjigje, një zëdhënës iranian në televizionin shtetëror kërcënoi se “50 mijë ushtarë amerikanë do të kthehen me arkivole drejt Uashingtonit”.

Mehdi Khanalizadeh akuzoi Trumpin për “derdhje gjaku të ushtarëve të tij” dhe shtoi: “Presidenti amerikan zgjodhi që t’i pranojë arkivolet e 50 mijë ushtarëve në Shtëpinë e Bardhë.”

Irani e cilësoi përfshirjen e SHBA-së në konfliktin me Izraelin si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe paralajmëroi se tani do të zgjerojë listën e objektivave “të ligjshëm” për sulm. “Pasojat do të jenë të rënda,” thanë autoritetet iraniane.

Ndërkohë, presidenti Trump shkroi në Truth Social se “është shkaktuar dëm i jashtëzakonshëm në të gjitha objektet bërthamore iraniane, siç dëshmojnë imazhet satelitore. Shkatërrim është termi i saktë”, tha ai.

Vetëm pak orë më parë, Irani lëshoi disa raketa drejt bazës amerikane Al Udeid në Katar si kundërpërgjigje ndaj sulmeve në objektivat bërthamore, por autoritetet qeveritare dhe ushtarake të Katarit dhe SHBA-së konfirmuan se të gjitha raketat u interceptuan, pa asnjë dëmtim në bazë ose viktima.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit