Makina përplaset me pemën dhe përmbyset në mes të rrugës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2025, 18:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Shkozet, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas raportimeve nga qytetarët që ishin prezent në vendin e ngjarjes, automjeti u përplas fillimisht me një pemë dhe më pas me shtyllën, duke u përmbysur në mes të rrugës. Deri më tani nuk raportohet për viktima, por shoferi i makinës ka marrë lëndime dhe është nisur me urgjencë në spital.

Për shkak të aksidentit në zonë ka pasur trafik të rënduar, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga policia.

Aksident I rende ne Shkozet, Durres. Makina humb kontrollin dhe perplaset me pemën dhe me shtyllën. Jo nuk ka viktima por shoferi ne gjendje te rende. Ska as 10 minuta që ndodhi se prej asaj ngecem ne trafik dhe krahu tjetër. Sapo kaloi ambulanca mesa duket po me nisin per Tirane. Ishalla shpëton shoferi,” shkruan një qytetar.

Pritet një reagim nga autoritetet për të zbuluar më shumë për rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit