AI rikrijon avatar erotik, Jordan realizon fantazitë e shfrenuara dhe nuk fle kurrë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 18:20

Një binjake dixhitale me emrin Jordan, që imiton zërin, pamjen dhe sjelljet e ish-modeles britanike Katie Price, është krijuar nga platforma OhChat një startup që përdor Inteligjencën Artificiale për të gjeneruar avatarë me qëllime intime dhe interaktive. Përmes saj, njerëzit mund të përjetojnë “fantazitë më të shfrenuara” me versionin virtual të Price, e cila vetë e përshkruan Jordan-in si “versioni i saj i pavdekshëm”, që s’ka nevojë të flejë, të hajë apo të pijë, por që është gjithmonë aty për ta dëshiruar.

Platforma OhChat, që numëron mbi 200 mijë përdorues – kryesisht nga SHBA është përshkruar si një bashkim mes OnlyFans dhe OpenAI, ku përdoruesit paguajnë për biseda pa limit, mesazhe zanore apo përmbajtje më eksplicite. Çdo person që krijon një avatar të vetin, merr 80% të fitimeve, ndërsa kompania mban 20%. Për ta gjeneruar sozinë, mjaftojnë 30 foto dhe një bisedë 30 minutëshe me chatbot-in, pas së cilës IA e Meta krijon kopjen dixhitale.

Ky model i ri ndërveprimi ka hapur debat mbi etikën, marrëdhëniet emocionale të krijuara me entitete që nuk ekzistojnë realisht dhe përfitimin komercial nga lidhjet e simuluara. Për shumë, ky është një zhvillim shqetësues që thellon kufirin mes realitetit dhe fantazisë dhe ngre pyetje serioze për mënyrën sesi IA po përdoret në sektorin e intimitetit dhe famës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit