Sinjale misterioze nga akujt e Antarktidës sfidojnë ligjet e fizikës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 17:55

Një eksperiment ajror mbi Antarktidë ka zbuluar sinjale radio të pazakonta që duket se janë përplasur në sipërfaqen e akullt dhe janë reflektuar prej andej. Këto impulse, të kapura në qershor 2025 nga një ekip ndërkombëtar, kanë karakteristika që nuk përputhen me ligjet e njohura të fizikës. Shkencëtarët mendojnë se mund të jenë neutrina kozmike ultraenergjetike ose grimca të panjohura që nuk e kanë origjinën në Tokë.

Një pjesë e komunitetit shkencor sugjeron se sinjalet mund të jenë gjurmë të antimateries apo Masës së Errët, ndërsa të tjerë flasin për mundësinë e ndonjë fenomeni të ri që shkenca nuk e ka identifikuar ende. Me pajisjet që zotëron sot, njerëzimi mund të kapë sinjale që vijnë nga hapësira e thellë, deri në dhjetëra mijëra vite dritë larg, duke u bazuar në mënyrën se si përhapet vala elektromagnetike.

SETI, programi global për kërkimin e inteligjencës jashtëtokësore, është në kërkim të sinjaleve nga miliona yje dhe qendra e Rrugës së Qumështit. Paralelisht, NASA komunikon prej dekadash me sondat hapësinore si Voyager dhe New Horizons përmes radiosinjaleve, të cilat besohet se tashmë kanë përshkuar distanca të tilla sa mund të jenë dëgjuar nga ndonjë civilizim tjetër. Astronomët parashikojnë që nëse një përgjigje do të vinte, ajo mund të mbërrijë rreth vitit 2029.

Pavarësisht mungesës së provave të drejtpërdrejta, teoritë për jetë jashtëtokësore nuk janë shuar. Shumë shkencëtarë besojnë se është pothuajse e pamundur të jemi të vetmit në një univers që përmban mbi 2 mijë miliardë galaktika. Raportet ushtarake që dokumentojnë objekte fluturuese të paidentifikuara kanë shtuar interesin publik, megjithëse autoritetet kanë mohuar në mënyrë të përsëritur çdo provë për UFO apo civilizime aliene.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit