Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues higjiene te "Met Kodra" në Pazarin e Ri. Qytetarja shkruan se ka blerë bukë me qofte sot në orën 15 e 30dhe brenda ushqimit ka gjetur një pjesë dorashke plastike.
Ajo shprehet e indinjuar duke theksuar se nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë. Qytetarja kërkon që rasti të bëhet publik për të shmangur rreziqe të tjera për shëndetin e konsumatorëve.
Në këto raste duhen kontrolle të shpeshta nga institucionet përkatëse pasi shëndeti i konsumatorit po vihet në rrezik. Kërkohet kushte higjienike dhe ndëshkim për ata që tregtojnë pa respektuar standardet më minimale të sigurisë ushqimore.
“Prsh si jeni? Kam blere buke me qofte sot ne oren 3:30 te met kodra edhe me qellon dorashke llastiku brenda. Ju lutem publikojeni se eshte e disata here. Ju lutem rast urgjent se po na vdesin”, shkruan qytetarja.