“Kush i kontrollon këto? Toni Via Mare më doli i mykur”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2025, 18:16

Siguria ushqimore vijon të mbetet një ndër shqetësimet më serioze për qytetarët shqiptarë. Pavarësisht denoncimeve të përsëritura, duket se në tregun tonë ende qarkullojnë produkte të skaduara, pa standarde dhe potencialisht të rrezikshme për shëndetin.

Një rast i fundit vjen nga qyteti i Durrësit, ku një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë së JOQ Albania blerjen e një konserve toni të markës “Via Mare”, në supermarketin “Diambe”. Sipas denoncuesit, produkti rezultoi i mykur dhe në gjendje skandaloze, krejtësisht i papërshtatshëm për konsum.

Përshëndetje JOQ. Shiko kam një shqetësim. Supermarketi Diambe në Durrës, ton i mykur. Mos ta zbuloj dhe më shumë. Via Mare, distributore ELKA. Tani se kush e ka për detyrë t’i kontrollojë këto, unë nuk e kuptoj o vëlla. Me vdek gjallë. Edhe jo vetëm këtë radhë po edhe herë të tjera. Nuk e di bëjini llogaritë vetë. Supermarket Diambe në Durrës te shatërvani. Nuk e di, qofshim ne që jemi,” shkruan qytetari i indinjuar, duke kërkuar që përgjegjësit të mbajnë qëndrim.

Ky rast ngre sërish pikëpyetje të forta mbi rolin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe eficiencën e kontrolleve të ushqimeve që shiten në rrjetet e supermarketeve. A është shëndeti i qytetarëve realisht prioritet për autoritetet përgjegjëse?

Në kushtet kur produktet e skaduara vijojnë të qarkullojnë lirshëm në treg, kërkohet një reagim i menjëhershëm dhe kontrolle të rrepta për të garantuar sigurinë e konsumatorëve. Nevojitet jo vetëm ndëshkim për rastet konkrete, por edhe një sistem i qëndrueshëm monitorimi që të parandalojë situata të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit