Trump paralajmëron kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 16:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka paralajmëruar kompanitë e naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe të rrisin çmimet e naftës. Trump, me sa duket i ka kërcënuar bizneset që të mbajnë çmimet e ulëta të naftës, edhe pse Irani ka kërcënuar të hakmerret pasi tre nga objektet e tij bërthamore u bombarduan të shtunën nga SHBA-të. Në një postim pasues, presidenti përmendi konkretisht Departamentin e Energjisë.

"Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!. Për Departamentin e Energjisë: shponi, shponi, shponi. Dhe bëjeni TANI, e them me bindje," tha presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social, duke shtuar në një postim tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit