Incident në një emision: Modelja bie në pishinë gjatë sfilatës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.06.2025, 21:47

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave gjatë edicionit të spektaklit televiziv “She’s on Top”, ku një modele humbi ekuilibrin dhe përfundoi në pishinë, në një situatë që nuk ishte aspak pjesë e skenarit të mbrëmjes.

Incidenti ndodhi teksa këngëtarja e njohur Ronela Hajati po performonte live pranë një pishine.

Një grup modelesh po sfilonin në mënyrë koreografike rreth skenës, por njëra prej tyre nuk arriti të mbante balancën gjatë ecjes në platformë dhe rrëshqiti, duke rënë në pishinë.

Momenti ishte krejtësisht i papritur dhe krijoi një reagim të menjëhershëm nga publiku në sallë, stafi i pranishëm dhe vetë pjesëmarrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit