Një tragjedi u regjistrua në fshatin Goul, pranë Avignonit në Francën juglindore, kur persona të armatosur të panjohur hapën zjarr ndaj atyre që merrnin pjesë në një pritje dasme. Viktima, një nuse 27-vjeçare vdiq menjëherë pas dasmës së saj, ndërsa bashkëshorti i saj 25-vjeçar dhe një fëmijë 13-vjeçar janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Një nga autorët e dyshuar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri, ndërsa një numër i panjohur bashkëpunëtorësh të tij arritën të arratisen. Një operacion i madh është duke u zhvilluar për t'i gjetur ata, duke përfshirë dhjetëra oficerë policie dhe një helikopter.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur çifti po dilte nga salla, ku ishte mbajtur dasma. Më pas, persona të panjohur, të veshur me kapuçë, hapën zjarr ndaj tyre. Në sallën e dasmës ndodheshin 28 persona në kohën e sulmit, ndërsa një grua pësoi lëndime të lehta.