MPJ: Nëna me tre fëmijë pritet të evakuohen nesër nga Izraeli për në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2025, 15:55

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme informon se për nesër është konfirmuar evakuimi i katër personave, gjegjësisht një familjes (nënës me tre fëmijë). Nga MPJ-ja sigurojnë se vendet janë siguruar nëpërmjet Ministrisë së Transportit të Izraelit, në kuadër të fluturimeve të organizuara të cilat shfrytëzohen për evakuim të shtetasve të huaj nga Izraeli.

Fluturimi është planifikuar nga Tel Avivi për në Athinë.

“Në përputhje me këtë, si dhe evakuimit paraprak të realizuar me avion qeveritar më 17 qershor, përfshirë 23 qershorin, numri i përgjithshëm i shtetasve të interesuar të Maqedonisë për evakuim nga Izraeli arrin në 25. Megjithatë, jo të gjithë kanë shprehur gatishmëri që atë ta bëjnë menjëherë. Pritet që ditëve në vijim numër shtesë i shtetasve tanë të fitojnë mundësinë për evakuim nga Izraeli”, thonë nga MPTJ-së.

Nga atje shtojnë se mbeten në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Tel Aviv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit