Vjedhje në Drenas/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave në foto

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2025, 15:49

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve pranë stacionit policor në Drenas, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar disa persona të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, me autorizim nga prokuroria kompetente, hetuesit kanë publikuar fotografitë e disa personave dhe kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e tyre.

“Të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre, lusim të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë ata që ofrojnë informata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit