Bexheti: Fronti Europian kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2025, 15:48

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka deklaruar sot se Fronti Europian do të zgjerohet duke shtuar se ata janë të bindur se do të shënojnë fitore në zgjedhjet lokale.

Kërkesa e tyre është që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.

“Ne gjithsesi do të hyjmë. Ndoshta do t’i marrim të gjitha komunat. Jo ndoshta, por sigurt do t’i marrim. Ne bëjmë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne jemi të sigurt në bazën tonë. Ne çdo ditë jetojmë me shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike dhe jemi shumë të sigurt në këtë.

Ata që frikësohen nga zgjedhjet, ata që janë të nënshtruar dhe që janë zgjedhur nga kryeministri. Ka një fjalë, gjuha nuk ka asht. Do të gjejnë arsyetime të ndryshme. Bujrum në zgjedhje. Nuk duhet të ikë askush nga zgjedhjet.

Zgjedhjet janë akti më demokratik, dhe për këtë edhe njëherë apelojmë deri tek këta nga VLEN dhe OBRM-PDUKM që t’i bashkëngjiten idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qytetarët do ta kenë fjalën”, ka deklaruar Bexheti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit