Një qytetare që ka biznesin e saj në zonën e Astirit në Tiranë i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një rast magjie që i ka ndodhur ditët e fundit.
Ajo tregon me prova se si një grua e paidentifikuar e cila në kokë mban një shami, dyshohet se i ka bërë magji te dyqani i saj.
Gruaja e panjohur shfaqet për herë të parë në datën 21 qershor rreth orës 03:39. Ajo afrohet pranë derës së biznesit dhe merr një vazo lulesh që ishte e vendosur aty.
Një ditë më pas, në datën 22 qershor, gruaja shfaqet përsëri pranë dyqanit rreth orës 03:36 minuta. Ajo fillimisht vazhdon rrugën larg, dhe pasi vendos një shami në kokë afrohet te cepi i dyqanit, ku sipas denoncueses thotë disa fjalë.
“1 dit para ka vjedh nje vazo lule. Diten tjt shkon nga cepi dyqaneve tek tjetri dhe flet duket qarte ne kamra dhe kishin fut dhe kte ne cep. Ne Astir ka ndodhur,” shkruan denoncuesja.
Ditën tjetër, pronarja ka gjetur pranë biznesit të saj një qese të lidhur pisk, brenda të cilës ishte vendosur sheqer i ngurtësuar. Nuk dihet ende se cili ka qenë qëllimi i vërtetë i gruas të panjohur, por pronarja e dyqanit kërkon që ky rast të bëhet publik, për të pasur kujdes banorët e tjerë të zonës.
Një qytetare që ka biznesin e saj në zonën e Astirit në Tiranë i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një rast magjie që i ka ndodhur ditët e fundit.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 23, 2025
Ajo tregon me prova se si një grua e paidentifikuar e cila në kokë mban një shami, dyshohet se i ka bërë magji te dyqani i… pic.twitter.com/hpDFTM4IpN