8 vjeçarja po lufton çdo ditë me tumorin në kokë, të ndihmojmë Sofinë që të jetojë dhe gëzojë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 14:21

Sofi është vetëm 8 vjeçe, por po përballet me një sfidë që do ta trembte çdo njeri të rritur. Një tumor i rëndë në kokë i ka shkatërruar fëmijërinë, duke ia zëvendësuar lodrat dhe të qeshurat me spitale, kimio dhe dhimbje. Jeta e ka përballur me këtë sëmundje, teksa prindërit e saj kanë lënë gjithçka për të qenë çdo ditë pranë Sofisë së vogël në një betejë të ashpër.

Sofi po kurohet në Modena, një procedurë mjekësore që kushton shumë. Kjo situatë ka vendosur familjen e Sofisë përballë një vështirësie ekonomike. Pavarësisht vuajtjeve që iu ka rezervuar jeta, Sofia bashkë me prindërit po përpiqen të mos humbasin as forcën dhe as shpresën, por një ndihmë e jona, e të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi, do të bënte një ndryshim të madh në jetën e tyre, sidomos të Sofisë së vogël.

Çdo ndihmë që mund të ofrohet, qoftë edhe simbolike, është një dritë për këtë familje. Dëshira e prindërve është të shohin Sofinë teksa rritet dhe gëzon jetën e saj, teksa dëshira e Sofisë është vetëm të jetë mirë me shëndet, ndaj dhe një ndihmë e shqiptarëve do të ishte shumë për të. Të bëhemi të gjithë bashkë dhe të ndihmojmë Sofinë, të kontribuojmë me para, të lutemi për të dhe të shpëtojmë Sofinë e cila ka nevojë për të gjithë dashurinë, solidaritetin dhe ndihmën tonë!

Kushdo ka mundësi të ndihmojë Sofinë dhe të kontribuojë në linkun e GOFUNDME

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit