Ligji lë në arrest shtëpie pedofilin që prek fëmijë të mitur!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.06.2025, 14:28

Rreth një javë më parë në Maliq u regjistrua një ngjarje e rëndë, ku një 60-vjeçar ngacmoi seksualisht një 12-vjeçare.

Sipas informacioneve, i moshuari e ka joshur fillimisht të miturën duke e gënjyer me para dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet, duke shmangur kontaktin e mëtejshëm me 60-vjeçarin.

Prindërit e saj, së bashku me të miturën, u paraqitën në komisariatin e Maliqit, ku vajza, në prani të një psikologu, rrëfeu rrethanat e ngjarjes. Policia e Maliqit arrestoi të dyshuarin, por burime për JOQ konfirmojnë se pedofili është lënë në arrest shtëpie.

Nuk është ky rasti i parë i viktimës që Selami Bazelli kishte vënë në lupë. Burime për JOQ kanë konfirmuar se në vitin 2012 ai ka abuzuar me një djalë 10-vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit