Spitali i Durrësit copë-copë, pa ujë, me lagështi dhe pa lyer nga brenda

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 13:49

Një qytetar i Durrësit ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania, teksa ka ngritur shqetësimin lidhur me gjendjen e spitalit të Durrësit. Ambientet lënë për të dëshiruar, mure të palyera prej vitesh dhe pa ujë, është kjo gjendja në spitalin e Durrësit që pasqyron sistemin e hidhur shëndetësor në vend, në një kohë kur qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë flasin për spitale moderne në Shqipëri.

Lagështia duket qartë që ka mbuluar ambientet e spitalit, ujë sipas denoncimeve nuk ka në asnjë prej çezmave të tij, dyert mezi mbyllen, teksa siç shihet tualeti lë për të dëshiruar me kushtet që ka, teksa instancat përkatëse nuk i hedhin një sy për të vënë fjalët në praktikë. Pamjet flasin qartë se realiteti në qytetin e Durrësit tregon një spital që nuk ofron as dinjitet dhe as shpresë.

"Pershendetje postoje ket gjendja ne spitalin e durrsit cop cop as uj nuk ka muret pa u ly turp", shkruan një denoncues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit