Taksitë private zaptojnë trotuaret në Tiranë, banorët marrin kazmat dhe ndërhyjnë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2025, 14:30

Në pamjet e siguruara nga redaksia jonë shihen banorët e rrugës “Qemal Stafa”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, teksa shembin me kazma një strukturë betoni të ndërtuar, sipas tyre, në mënyrë të paligjshme nga kompani taksish private.

Sipas banorëve, këto struktura janë vendosur për të zënë hapësirën publike të shfrytëzuar nga taksitë e tjera që operojnë në zonë, ndërsa gjatë natës përdoren për të vendosur karikues për taksi elektrike, një veprim që ata e konsiderojnë të padrejtë, abuziv dhe zaptues.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë dhe të ndëshkojnë çdo abuzim me hapësirat publike.

Përshëndetje JOQ. Kemi një shqetësim në rrugën Qemal Stafa pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Shikojeni se ca bojn kompanit e Taxive, kan ber punime dhe cojn karikus mes te nates. Edhe duan te zen vendin e taxive qe punojn ne kete vend duke perdorur naten si alternative. Ju lutemi postojeni qe te merren masa nga inisitucionet perkatese. Ose per ndryshe do e ndjekimi privatesisht!”, shkruajnë ata.

Një reagim institucional duket i domosdoshëm përballë kësaj situate, për t’i dhënë zgjidhje problemit dhe shmangur agravimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit