HEC-et shterojnë lumin Valbona, institucionet asnjë reagim për masakrën mjedisore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 13:27

Lumi i Valbonës, një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Shqipërisë, është shndërruar në një shtrat guri për më shumë se 3 km, si pasojë e ndërhyrjeve të HEC-eve. Qytetarë dhe aktivistë nga zona denoncojnë tharjen e kumit dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë qartë sesi rrjedha e Valbonës katandisur nga hidrocentralet që vijojnë të funksionojnë pavarësisht denoncimeve publike nga ana e banorëve. Bashkia Tropojë dhe institucionet përgjegjëse heshtin përballë këtij krimi mjedisor, ndërsa komuniteti lokal ndjen gjithnjë e më shumë pasojat.

Vlen të theksohet se lumi Valbonë është një pikë turistike dhe kjo masakër e shkaktuar nga HEC-et po i jep pamjen e një lumi me gurë, jo ujë! “Pershendetje JOQ! Shikoni pak se si Hec-et ne Valbone kane shterruar lumin e Valbones 3 km”, shkruan qytetari.

Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati i Mjedisit, Bashkia Tropojë dhe Gjykata Administrative që ka në dorë zbatimin e vendimeve për ndalimin e ndërtimeve në parkun kombëtar duhet të veprojnë dhe të japin zgjidhje.

Mbi të gjitha reagim duhet dhe nga qeveria e cila ka firmosur lejet e funksionimit të HEC në këtë zonë të bukur të Tropojës, duke shkatërruar lumin Valbona, një nga zonat më të mbrojtura të vendit që po kthehet në një thatësirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit