‘Çmendet’ i riu me Benz! Përplas disa herë një makinë dhe e nxjerr nga rruga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2025, 13:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, ku një përplasje mes dy automjeteve ka përfunduar në një konflikt të dhunshëm mes drejtuesve.

Pas përplasjes fillestare, njëri prej shoferëve, një i ri në moshë që drejtonte një automjet tip "Benz", ka goditur me qëllim disa herë makinën tjetër, duke e nxjerrë atë nga rruga. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit të sulmuar ka arritur të largohet me shpejtësi nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që kreu veprimet agresive. Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të përfshirëve.

Ngjarja ka tronditur qytetarët dhe turistët e Vlorës pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe në një moment të ditës që ka shumë lëvizje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit