Një qytetare ka ngritur shqetësimin për vonesat e pajustifikuara në përfitimin e sigurimeve të lindjes. Sipas saj, kanë kaluar shtatë muaj nga lindja e fëmijës, por ajo nuk ka përfituar ende shumën e plotë që i takon. Deri tani ka marrë vetëm pagesën për muajin e parë, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka asnjë informacion të qartë.
Qytetarja shkruan se përpjekjet për të marrë një sqarim pranë institucioneve përgjegjëse nuk kanë dhënë rezultat. Ajo shprehet se është sorollatur nga një zyrë në tjetrën, pa asnjë zgjidhje konkrete. Mungesa e transparencës dhe neglizhenca institucionale po e rëndojnë situatën për shumë nëna që ndodhen në të njëjtën pozitë.
Denoncimi në fjalë hedh dritë mbi një problem serioz që prek drejtpërdrejt mirëqenien e familjeve të reja. Qytetarja kërkon që autoritet, ISSH e Astrit Hados të marrë masa të menjëhershme për të zgjidhur rastin dhe të sigurojnë që nënat të marrin mbështetjen që u takon sipas ligjit.
“Përshëndetje! Dua te bej një denoncim per pjesen e sigurimeve te lindjes ka 7 muaj qe me ka lind djali dhe nuk kane dal leket akoma nuk e di çfarë po ndodh ju lutem nese keni mundesi ta ngreni si shqetësim. Kemi kontaktuar me sigurimet dhe nuk pa na japin zgjidhje thjesht na sorollatin kot. Kemi marre vetem muajin e pare, ndërsa janë 6 muaj qe presim dhe nuk po dime ku te ankohemi”, shkruan qytetari.